-9.8 C
New York
Thursday, January 29, 2026

Buy now

Mungesë barnash, listë pritjesh e trajtime të gabuara, Kodra flet për ankesat e pacientëve

- Advertisement -

Mungesa e barnave, listat e gjata të pritjes dhe trajtim jo i duhur mjekësor, janë disa nga ankesat e pacientëve, të cilët nuk janë të kënaqur me shërbimet të cilat i marrin në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK)

Besim Kodra nga Shoqata për të Drejtat e Pacientëve ka deklaruar për Indeksonline se mungesa e barnave mbetet një nga ankesat më të shpeshta të pacientëve. Sipas tij, ankesa të shumta ka edhe lidhur me listat e pritjes dhe shërbimet radiologjike. E ankesat më të mëdha për listat e gjata të pritjes janë për Klinikën e Kardiologjidë dhe Ortopedisë.

“Ankesat kryesisht lidhen me çështje që pacientëve u kushtojnë financiarisht dhe ua pengojnë qasjen në shërbime shëndetësore. Më së shumti ankesa për listat e pritjes ka për Klinikën e Kardiologjisë dhe atë të Ortopedisë. Sidomos në Kardiologji, për shkak të urgjencave që ka kjo klinikë dhe natyrës së punës, ndërsa në Ortopedi për shkak të fluksit të madh të pacientëve dhe listave shumë të gjata të pritjes”, ka thënë Kodra.

Ai thekson se çdo barrierë e krijuar në institucionet publike i shtyn pacientët të kërkojnë zgjidhje alternative, pasi sëmundja kërkon trajtim.

“Kur ka barriera në institucionet publike, qoftë për shkak të listave të pritjes apo kushteve infrastrukturore, pacientët detyrohen të drejtohen nga sektori privat, edhe pse ai është shumë i shtrenjtë”, është shprehur ai.

Sipas Kodrës, ankesa ka edhe për Onkologjinë, kryesisht për mungesën e barnave.

“Nëse një bar mungon, kostoja e trajtimit bëhet shumë e lartë nëse pacienti detyrohet ta blejë privatisht. Ka ankesa edhe për menaxhimin e radhëve, pasi klinikat raportojnë mungesë të stafit, duke bërë që pacientët të presin gjatë, edhe pse gjendja e tyre shëndetësore shpesh nuk ua lejon pritjen”, ka shtuar ai.

Po ashtu, Kodra ka bërë të ditur se ka ankesa edhe për trajtime të gabuara apo shkelje profesionale. Por se Odat e Profesionistëve Shëndetësor pak marrin vendime meritore në raport me ankesat e pacientëve.

Kodra madje thotë se është një tendencë për mbrojtje të stafit shendetësor.

“Këto ankesa i drejtojmë te Odët e profesionistëve shëndetësorë, të mjekëve apo infermierëve. Problemi është se këto oda rrallë marrin vendime meritore në raport me ankesat e pacientëve. Ekziston një tendencë për mbrojtjen e stafit shëndetësor, dënimet janë të ulëta dhe kjo i dekurajon qytetarët të bëjnë ankesa, ndërsa njëkohësisht stimulon  njerëzit për sjellje joetike dhe joprofesionale”, ka përfunduar ai

Të ngjashme

Të fundit