Mungesat në QKUK: S’ka teste të alergjisë – s’ka pacientë

- Advertisement -

Në mungesë të materialeve bazë për diagnostikë të alergjive inhalatore dhe ushqimore, pacientët kanë hequr dorë edhe për vizita mjekësore në ambulancën specialistike të alergologjisë në QKUK.

Shpesh janë vetëm 8 apo 9 termine për kontrolla gjatë ditës.

Përgjatë kohës sa qëndroi televizioni brenda kësaj hapësire, askush nuk hyri apo doli nga alergolgu.

Së fundmi ShSKUK-ja në faqen zyrtare në Facebook e ka promovuar rolin e Klinikës së Alergologjisë me Imunologji, anise të njejtën nuk e ka furnizuar për më shumë se 2 vjet me teste, dhe si e tillë nuk mund të ofrojë as diagnostikim.

Klan Kosova ka raportuar edhe në korrikun e viti të kaluar, për ankesat e pacientëve rreth çmimit të lartë të këtyre analizave në sektorin privat.

Ndërkaq nga QKUK/ShSKUK kanë bërë me dije se është lidhur një kontratë për testet e alergjisë në ndërkohë, mirëpo e njëjta është shkëputur.

 Po nga ky institucion theksuan se janë duke i ndërmarrë hapat e nevojshëm për të mundësuar furnizimin sa më të shpejtë me këto teste.

Detajet mund t’i gjeni në kronikën e mëposhtme:

 

Të ngjashme

Të fundit