3.5 C
New York
Saturday, December 28, 2024

Buy now

Mungesa e rrymës “për shkak të zhvillimit ekonomik”, Bajrami i reagon kryeshefit të KOSTT: Mjaft më me tallje

- Advertisement -

“Dua t’i sqaroj të gjithë se sistemi elektroenergjetik po përballet me ngarkesë të jashtëzakonshme për shkak të zhvillimit ekonomik që ka ndodhë në vitet e fundit, si rezultat i kërkesës për energji gjithnjë e në rritje”.

Kështu deklaroi sot kryeshefi ekzekutiv i KOSTT-it, Evetar Zeqiri, gjatë një prononcimi për media ku doli të fliste për problemet aktuale me rrymën pas një takimit që kishte mbajtur me ministren Artane Rizvanolli.

Kjo deklaratë u kritikua nga deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila e konsideroi tallje.

““Rritja ekonomike” që po na lë në terr”, shkroi ajo.

“Qeveritarët sot paskan deklaruar se ”Mungesa e energjisë elektrike është pasojë e ngarkesës së jashtëzakonshme të shkaktuar nga rritja ekonomike e viteve të fundit”. Çfarë deklarate! Qysh nuk ju vjen turp? Ne këtu po jetojmë, jemi banorë rezidentë jo korrespondentë. Kjo tregon sa poshtë keni rënë në përpjekje për të fshehur dështimet e katër viteve”.

Bajrami tha se faktet nga të dhënat zyrtare tregojnë krejt të kundërtën, duke dhënë disa shifra.

“Shpenzimi i energjisë nga familjet përbën rreth 60% të totalit, ndërsa shpenzimi nga biznesi është 39.8%, për krahasim shpenzimi nga bizneset është pak më i ulët se në vitin 2020 kur ishte 39.9%. Pra, nuk ka ngarkesa nga ekonomia”.

“Mjaft më me justifikime dhe tallje!”, tha Bajrami, duke shtuar se reduktimet nuk janë pasojë e rritjes ekonomike, por e mungesës së planifikimit dhe investimeve nga institucionet qeveritare.

“Katër vjet zero investime në kapacitete gjeneruese, politika pro importit të energjisë elektrike duke përfshi edhe politikat për efiçiencë. Qeveria paguhet me paratë tona për të siguruar energji dhe stabilitet, jo për të thënë gjepura e justifikime të pabaza, aq me pak të tallet me qytetarë. Me 9 shkurt përfundon praktika”, tha ajo./Express/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit