7.2 C
New York
Wednesday, March 19, 2025

Buy now

Mungesa e krerëve të shtetit në varrimin e Haxhi Thaçit, Musliu: Lavdia u takon UÇK-së e turpi qeverisë së Kurtit

- Advertisement -

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka shkruar pas përfundimit të ceremonisë së varrimit të babait të ish-presidentit Hashim Thaçi, Haxhi Thaçit.

Musliu ka komentuar edhe mospjesëmarrjen e krerëve të shtetit në ceremoninë e varrimit.

Ajo ka thënë se lavdia u takon UÇK-së, dhe turpi qeverisë së Kurtit.

“Skenderaji dhe Buroja ishte e mbushur me shqaiptarë nga të gjitha trojet etnike. Të turpëruar mbetën Presidentja, Kryeparlamentari, Kryeministri dhe Ministrat. Të turpëruar mbetën edhe disa pinjollë të vegjël të cilët para historisë e vendosin interesin personal e financiar. Mungesa e qyqarëve nuk arriti t’i humbte peshën e mesazhit që Historia jonë është vulosur në vitet 1998/1999 me guximin e grave dhe burrave më të mirë të kombit. Historia jonë u shkrua në frontin e luftës, në Rambuje dhe u kurorëzua me shpalljen e pavarësisë nga Hashim Thaçi në vitin 2008. Lavdia u takon UÇK-së. E turpi qeverisë së Kurtit”, ka shkruar Ganimete Musliu në Facebook.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit