3.4 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Mungesa e Kosovës në Interpol vështirëson arrestimin e Radoiçiqit

- Advertisement -

Organizatori i sulmit terrorist në Banjskë, Milan Radoiçiq është futur në listën e INTERPOLIT. Por mungesa e Kosovës në këtë organizatë sigurie konsiderohet se vështirëson arrestimin dhe ekstradimin e tij.

Të enjten po e festonte ditëlindjen në Kopaonik të Serbisë.

Pavarësisht se Kreu i grupit terrorist serb që ishte në Banjskë, Milan Radoiçiq tashmë po kërkohet edhe nga INTERPOLI.

Ish-nënkryetari i Listës Serbe duhet të arrestohet menjëherë dhe do të sillet në Kosovë.

Por, mungesa e Policisë së Kosovës në këtë mekanizëm ndërkombëtarë, duket se e vështirëson këtë proces.

Koloneli në pension, Rrahman Sylejmani tregon se deri te arrestimi dhe ekstradimi i tij në Kosovë, mund të bëhet në disa mënyra.

Sipas tij, mosanëtarësimi i vendit në organizatën më të madhe globale të Policisë, krijon vështirësi në punën e organeve të sigurisë e drejtësisë.

Kurse, ish zv.ministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha po e sheh si të pamundur arrestimin dhe ekstradimin e Radoiçiqit në Kosovë.

Përpos Radijcicit, INTERPOL ka lëshuar fletarrest edhe për 11 persona tjerë që ishin pjesë e sulmit terrorist më 24 shtator të vitit të kaluar.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit