28.3 C
New York
Thursday, July 10, 2025

Buy now

Mungesa e gjyqtarëve serbë në veri, ka shkaktuar vështirësi në zbatimin e ligjit

- Advertisement -

Mos kthimi i serbëve në gjykatën në veri të Kosovës ka shkaktuar probleme administrative në sistemin e drejtësisë në Kosovës. Sipas juristëve, mungesa e tyre ka shkaktuar vështirësi në zbatimin e ligjit në atë pjesë të vendit.

Kanë kaluar tre muaj që nga dorëheqja e gjyqtarëve serbë nga institucionet e Kosovës.

Ky largim po vlerësohet nga njohësit e fushës së drejtësisë se ka shkaktuar vështirësi në zbatimin e ligjit në atë pjesë të vendit.

Për këtë, juristi Anton Nrecaj ka një rekomandim për Këshillin Gjyqësor të Kosovës.

Sipas Nrecajt, këta gjyqtarë duhet të largohen pasi i janë bindur urdhrave të një partie politike.

Se mungesa e gjyqtarëve në pjesën veriore të Kosovës ka shkaktuar probleme administrative në sistemin e drejtësisë e thonë edhe nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Tëvë1 ka dërguar pyetje edhe në Këshillin Gjyqësor të Kosovës për këtë çështje por nuk ka marrë përgjigje.

 

Të ngjashme

Të fundit