8.7 C
New York
Sunday, March 16, 2025

Buy now

Mungesa e fondeve, qindra fëmijë me sindromën Down rrezikojnë të mbesin pa shërbime

- Advertisement -

Qindra projekte me rëndësi në Kosovë janë prekur nga shuarja e programit të USAID-it në vend e në mesin e tyre është edhe një me rëndësi.

Organizata “Down Syndrom Kosova” që financimin kryesor e kishte pikërisht nga fondet e USAID, po rrezikon që aktualisht ta vazhdojë aktivitetin e saj.

Fitore Berisha, e cila vajzën me Sindromën “Down” e sjell në ambientet e kësaj organizate qëkur ishte 8 muajshe dhe trajtimi i ofrohej falas aty.

”Të gjitha kanë ndikuar në mënyrë pozitive. Terapistat na kanë ndihmuar edhe neve prindërve se si të punojmë në shtëpi me ta. Amra në DSK merr shërbime tri herë në javë. Ajo ka nevojë për pesë herë në javë por duke qenë se i marrim këtu pa pagesë, i marrim këtu. Për të gjithë prindërit është lehtësim i madh sepse këtu i kemi pa pagesë, këto shërbime në privat janë shumë të kushtueshme. Nëse do ndaleshin, do ishte sfidë e madhe sepse duhet t’i dërgojmë në privat e që kushton shumë”, ka thënë Fitore Berisha, prind i një vajze me sindrom Down.

Në qendrën e organizatës në Prishtinë, në programin e intervenimit dhe edukimit të hershëm marrin shërbime 70 fëmijë deri në 12 vjeç. Ndërsa në programin për aftësim profesional nga 12-30 vjeç, numërohen 30 përfitues aktiv.

Por pavarësisht nevojës, DSK rrezikon të mbyllet e kjo edhe si shkak i mungesës së fondeve nga institucionet e Kosovës.

”Realisht jo, s’kemi mbështetje institucionale. Prandaj e kemi caktu moton “Hej Kosovë edhe sa”. Po bëjmë thirrje për ndihmë për ngritje të fondeve. Mungesa e gatishmërisë së institucioneve na sjell deri tek kjo që të bëjmë aktivitete të tilla për ngritje të fondeve. Edhe sa na duhet të presim për të drejta bazike?”, ka thënë Driada Stanofci, punëtore sociale në DSK.

Në mungesë të mbështetjes, për ta parandaluar këtë DSK ka ndërmarr disa hapa.

”100 përfitues aktiv të Prishtinës u rrezikohen shërbimet. Për 5 qendrat tona po flasim për 300 persona që rrezikohen të mbeten pa shërbime. Shërbimet janë të rëndësishme sidomos për një jetë të mirëfilltë, për të qenë të pavarur. Ndërprerja e tyre do kishte impakt tejet negativ. Më 21 mars aktivitetin kryesor do ta kemi ngritjen e fondeve. Kemi nisur me shitje të kartolinave në institucione. Kemi bashkëpunim me Telekomin e Kosovës në mesazhin 55550 ku qytetarët e Kosovës deri më 21 mars mund të kontribuojnë në DSK me një euro mesazh”, ka thënë Driada Stanofci, punëtore sociale në DSK.

Saktësisht, mbi 200 fëmijë me sindromën Down rrezikojnë të mbetën pa shërbime nga terapia e logopedisë, zhvillimit dhe okupacionale si dhe fizikale, mbi 100  të rinj rrezikojnë të mos kenë shërbime në programin  për autonomi dhe aftësim profesional si dhe 600 persona me sindromën Down rrezikojnë të mos përfitojnë nga shërbimet indirekte që ofron shoqata për realizimin e të drejtave të tyre.

Një hulumtim i organizatës “Zë” ka konstatuar se organizatat e shoqërisë civile kanë ofruar më shumë shërbime logopedike sesa vet institucionet publike.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit