19.2 C
New York
Wednesday, November 5, 2025

Buy now

“Mungesa e fondeve e ka rrezikuar shumë mbrojtjen e Hashim Thaçit”

- Advertisement -

Gazetarja e Klan Kosovës, Rina Mujku në “Rubikon” në Klan Kosova tha se mungesa e fondeve e ka rrezikuar shumë mbrojtjen e Hashim Thaçit.

Kjo pasi sipas Mujkut, gjatë periudhës më kritike, mbrojtja është dashur që të përgatitet në të dyja rastet paralelisht.

Ajo shtoi se dy nga anëtarët e ekipit mbrojtës kanë punuar pa pagesë, pasi e kishin parë sa serioze ishte gjendja.

“Mungesa e fondeve e ka rrezikuar jashtëzakonisht shumë përgatitjen e mbrojtjes së Hashim Thaçit, sidomos te rasti i dytë meqë u përmend. Për shkak që gjatë periudhës më kritike kur mbrojtja është dashur që të përgatitet në të dyja rastet paralelisht edhe për mocionin e rëndësishëm që është rrëzuar me 16 korrik edhe për fazën paraprake, përfundimin e saj sepse tash veç është gati me fillu gjykimi për rastin e dytë. Më shumë se dy anëtarë të ekipit mbrojtës kanë punuar falas, vetëm se e kanë parë sa serioze është gjendja”, tha Mujku.

Ndiqeni videon nga emisioni për më shumë detaje:

Të ngjashme

Të fundit