22.5 C
New York
Sunday, July 13, 2025

Buy now

Mungesa e barnave në IVF – As pas gjashtë muajsh, pacientët s’kanë nisur procedurën

- Advertisement -

Shumë  çifte të cilët nuk po mund të realizojnë ëndrrën për t’u bërë prindër,  tash e disa muaj janë duke trokitur në dyert e repartit të feritilizimit të asistuar.

Që nga hapja e këtij reparti në QKUK në dhjetor të vitit që lamë pas,  mbi një mijë qifte kanë bërë vizitë në Klinikën e Gjinekologjisë, përkatësisht në repartin e IVF-it.

Sipas shefit të repartit të IVF-it, Leandrit Bejtullahu, nga dhjetori i vitit 2024 e deri në fund të qershorit, janë bërë 1304 konsultime, ku prej tyre kanë qenë 349 rikonsultime.

Çiftet nga mosha 25 vjeçare e deri në moshën 55 vjeçare kanë kërkuar trajtim në këtë reparte.

Megjithatë për të marrë shërbimet e IVF-it ka kufizime në moshë.

“Ne me qeliza të veta e kemi bërë deri moshën 42 vjeçare e kemi lënë mundësinë deri në 45, nëse pacientja kundër moshës është në kondicion të mirë, mbi moshën 45 vjeçare mundemi me provu vetëm me qeliza të donatorëve do të thotë që as ato paciente nuk do t’i neglizhojmë, nuk do bëjmë diskriminime në bazë të moshës”, tha shefi i repartit të IVF.

Por ani pse është hapur që më shumë se gjashtë muaj, IVF si procedurë ende nuk ka filluar.

Me IVF si procedurë ende nuk kemi filluar me apliku. Fillimisht jemi orientu me i identifiku pacientët që i plotësojnë kushtet për me iu nënshtru procedurës në bazë të kritereve mjekësore, të moshës. Çështja është që kemi vonesë në sigurimin e barnave. Ministria e Shëndetësisë se ka dalë me proklamat dmth kjo nuk është fshehtësi por disa barna nuk kanë mundur me u siguru përmes tenderit sepse nuk ka pas ofertues. Ne po shpresojmë që së shpejti të zgjidhet kjo çështje”, tregoi Bejtullahu.

Shërbim Spitalor i Kosovës në fund të marsit kishte anuluar tenderin për blerjen e këtyre barnave të cilat janë në listën e barnave esenciale.

E gjithë kjo pasi asnjë operator ekonomik nuk ka ofertuar në këtë procedurë tenderuese.

Tëvë1 ka dërguar pyetje edhe në SHSKUK për të kuptuar nëse do të rihapet tenderi, mirëpo të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Por ndonëse IVF nuk është duke u aplikuar , punën tjera në këtë repart janë duke u kryere.

“Ne këtë procedurën diagnostike jemi duke e zhvillu pa problem, prej rasteve qe i kemi konsultu janë realizu dikun afër 100 operacione, të cilat janë operacione me kamerë por që njëkohësisht shërbejnë si diagnostikë të organeve reproduktive tek femrat”, tregoi ai.

Shërbimet dhe barnat për fertilizim të asistuar janë falas në dy provat e para, kurse pas tyre çmimi shkon nga 600 deri në 700 euro.

https://www.youtube.com/channel/UCm7xhcX-x1Yi3E0WYy4RiZQ

 

Të ngjashme

Të fundit