Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda u paraqit sot në konferencën e parë për media para dy ndeshjeve të fundit kualifikuese për Kampionatin Botëror.
Foda u pyet edhe për mungesën e portierit Aro Muric në ndeshjen ndaj Sllovenisë, shkaku i kartonëve.
Ai ende nuk është përcaktuar se cili do të jetë gardiani i portës së Kosovës.
“Aro Muric ka pasur paraqitje fantastike dhe do të jetë mungesë e madhe. Në ditët në vijim do të vendosim se cili nga portierët do ta zëvendësojë Aro Muric në portë ndaj Sllovenisë”, tha Foda.






