17.5 C
New York
Friday, April 18, 2025

Buy now

“Mundësi për t’i forcuar lidhjet me partnerët ndërkombëtarë”, Maqedonci pjesëmarrës në Forumin e Diplomacisë në Antalya

- Advertisement -

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, po merr pjesë në edicionin e katërt të Forumit të Diplomacisë në Antalya të Turqisë (ADF2025) nën organizimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë dhe nën patronatin e Presidentit Recep Tayyip Erdoğan.

Maqedonci thotë se pjesëmarrja e tij në këtë forum është një mundësi për të forcuar lidhjet me partnerët ndërkombëtarë.

“Ky forum mbledh së bashku liderë botërorë, vendimmarrës, akademikë dhe përfaqësues të shoqërisë civile për të diskutuar sfidat globale dhe për të riafirmuar rolin e diplomacisë në një botë gjithnjë e më të fragmentuar. Tema e këtij viti “Rikthimi i Diplomacisë në një Botë të Fragmentuar” është më aktuale se kurrë, duke reflektuar nevojën për bashkëpunim dhe dialog ndërkombëtar”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.

Tutje, ai tha se në ditët në vazhdim, në kuadër të këtij forumi do të ketë takime me ministra dhe akterë tjerë të fushës së mbrojtjes.

Të ngjashme

Të fundit