26.2 C
New York
Sunday, July 13, 2025

Buy now

“Mund të takohem me Vuçiqin”, Kurti flet për agjenden e tij para Forumit të Davosit

- Advertisement -

Kryeministri Albin Kurti ka folur për prioritetet e qeverisë së Kosovës në prag të Forumit Ekonomik Botëror në Davos në një intervistë për RTK-në. Ai ka vënë në fokus sigurinë e Kosovës dhe respektimin e marrëveshjeve në marrëdhëniet me Serbinë.

“Prioritet është siguria e Kosovës, e kufijve të saj. Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë – Serbi vjen së pari prej zbatimit e mos shkeljes së marrëveshjes bazë e së dyti nëpërmjet sigurisë ligjore, që kjo marrëveshje nuk do të shkelet e unë besoj se garancë për këtë është pikërisht nënshkrimi i saj”, tha Kurti.

Gjithashtu, ai ka konfirmuar takimin e tij me zyrtarin e lartë nga Departamenti i Shtetit Amerikan, James O’Brain, dhe ka shprehur mundësinë e pjesëmarrjes në një panel me presidentin e Serbisë.

Kryeministri gjithashtu ka theksuar se do të përdorë Forumin Ekonomik Botëror si një platformë për të thirrur investitorë në Kosovë.

“Ka mundësi që me presidentin e Serbisë do të jem në një panel, ndërkaq nesër do të kem takim me zyrtarin e lartë nga Departamenti i Shtetit Amerikan, James O’Brain, i cili e njeh Kosovën që prej tri dekadash”, tha ai.

“Ende nuk janë konfirmuar të gjithë pjesëmarrësit, do të kem disa takime bilaterale, disa intervista për media të huaja dhe njëkohësisht do të kem disa takime me drejtues koorporatash që t’i ftojmë të vijnë e të investojnë në Kosovë, në veçanti në fushën e energjisë së ripërtërishme”, ka thënë Kurti.

Të ngjashme

Të fundit