5.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

“Mund të ketë incidente, por jo luftë”, – Vlerësohet se deklaratat e Kurtit kanë frikësuar investitorët e huaj

- Advertisement -

Kryeministri Albin Kurti vazhdimisht ka ripërsëritur se Serbia ka afruar disa herë ushtrinë e saj afër kufirit me Kosovën. Rrjedhimisht vlerësohet se vigjilenca është rritur, mirëpo konsiderohet se për shkak të pranisë së NATO-s dhe përgatitjes së institucioneve në Kosovë, nuk ka rrezik për një luftë të mundshme.

“Brenda dy vitesh, katër herë, ushtria e Serbisë u afrua afër territorit të Kosovës”.

Kështu shumë herë deklaroi kryeministri Albin Kurti.

E ky mesazh po vlerësohet se po i dërgohet faktorit ndërkombëtar.

Deputeti nga radhët e partisë në pushtet, Enver Dugolli thotë se këto lëvizje ushtarake të forcave serbe përgjatë kufirit me Kosovën në 48 bazat e saj, janë provokim ndaj shtetit të Kosovës.

“Me të drejtë është ngrit alarmi, duhet të ngritët alarmi në vazhdimësi dhe gjithë ato baza përreth kufirit me Kosovën, pra që janë 48 xhandarmërisë por edhe të ushtrisë e forcave speciale, nënkupton që është një rrezik permanent i cili nuk duhet të nënvlerësohet, përkundrazi duhet të jemi sy hapur karshi detyrave Kushtetuese që i kemi”, tha Dugolli.

Sipas Dugollit, armët e konfiskuara së fundi në veri të vendit, janë të grupeve që tentojnë ngritjen e tensioneve.

“Ato janë mbetje të armatimeve dhe municioneve që kanë qenë atëherë, ndonëse ne jemi vigjilent edhe sy hapur që të mos lëmë hapësirë për manovrime të tilla të atyre mbetjeve të grupit terrorist i cili tanimë ka aktakuzë zyrtare”, tha ai.

E ish-drejtori i Policisë, Rashit Qalaj konsideron se këto provokime nga pala serbe, vijnë nga urdhrat e presidentit, Aleksandar Vuçiq.

Sipas deputetit të PDK-së, deklaratat e kryeministrit Kurti kanë larguar edhe investitorët e huaj.

“Meqenëse janë pa që forcat e sigurisë së Serbisë, Ushtria e Serbisë është afruar me urdhrin e shefit të tyre, të presidentit Vuçiq, të cilët kanë pas detyrë që të shtrojnë vigjilencën dhe të afrohen afër kufirit me Kosovën. Ndërsa ndoshta deklaratat e Kurtit për misionet diplomatike qëndrojnë, mirëpo unë mendoj se kanë hapur një lloj frike te qytetarët e Kosovës ndoshta edhe kanë frikësuar investitorët e huaj që kanë pas qëllim investimin në Kosovë”, tha Qalaj.

Ai vlerëson se incidente në katër komunat veriore mund të ketë, por jo edhe luftë.

“Serbia është që ka qenë dikur, nuk shoh ndonjë rrezik për arsyeje të pranisë së NATO-s këtu dhe për arsyeje të përgatitjes së shkallës së lartë të institucioneve të Kosovë, sidomos Policisë dhe Ushtrisë. Rrezik për luftë nuk ka, por incidente mund të ketë”, tha ai.

Pas sulmit të 24-shtatorit në Banjskë të Zveçanit, Njësitë Speciale të Kosovës në koordinim me KFOR-in kanë shtuar patrullimet.

Këta të fundit ditë më parë kanë publikuar pamje nga kontrollet postblloqe në komunat veriore të vendit, duke ngritur kështu vigjilencën në parandalimin e konflikteve.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit