9.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

“Mund të jetë dhe një ‘AJO’”, aktorja shqiptare tregon se kush ia ka rrëmbyer zemrën

- Advertisement -

Esmeralda Metkaj ose e njohur si Cubi është e angazhuar në “Klanifornia”, por nuk ka lënë pas dhe teatrin. Aktorja ka dhënë së fundmi një intervistë, ku ka folur jetën e saj personale. Disa kohë më parë, në një intervistë për ABC, ajo pranoi se ishte e dashuruar por preferoi që të mos ndante më detaje.

Mirëpo, së fundmi, gjatë intervistës për emisionin “Natën me Aulonën”, ajo iu ngacmua sërish për jetën personale. Në fillim, refuzoi të ndante detaje duke thënë: “Unë preferoj të mos flas për jetën time personale, nuk kam folur kurrë. Di vetëm të them që jam e dashuruar dhe kaq.”

Por, më vonë moderatorja insistoi për të mësuar diçka më shumë për personin që i ka vjedhur zemrën. “Unë e di që nuk do të flasësh për marrëdhënien, por do të flasim për marrëdhëniet në përgjithësi, pa e ditur kush është ai,” tha Aulona.

Në këtë moment, aktorja tha: “Mund të jetë dhe ajo. Jetojmë në botën e lirë.” Ajo shtoi duke qeshur: ‘Të thashë, unë jam me shumë surpriza.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit