16.2 C
New York
Tuesday, September 24, 2024

Buy now

“Mund të fitojë La Ligën dhe Ligën e Kampionëve”, presidenti i La Ligës falënderon Zotin që Barcelona nuk nënshkroi më shumë lojtarë

- Advertisement -

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas ka befasuar në intervistën e tij të fundit, duke thënë se Barcelona mund të fitojë dy trofetë kryesor të sezonit, La Ligën dhe Ligën e Kampionëve.

Barça ka diferencën e golave ​​prej 22-5 pas vetëm gjashtë ndeshjeve të luajtura në La Liga këtë sezon, duke marrë po aq fitore.

Klubi nga Camp Nou tashmë ka mposhtur Real Valladolid (7-0), Girona (4-1) dhe Villarreal (5-1) dhe prijnë me diferencë në La Liga.

Kjo formë e tyre perfekte në kampionat ka bërë që presidenti i La Ligës, Tebas të lartësoj Barcelonën, duke thënë se mund ta fitojnë titullin në Spanjë, por edhe Ligën e Kampionëve.

“Falë zotit që Barcelona nuk përfundoi duke nënshkruar më shumë lojtarë, përndryshe do të fitonte ndeshjet me rezultat 10-0”.

“Ata janë kandidatë për të fituar La Ligën dhe Ligën e Kampionëve ”, ka thënë Tebas në Forum Europa.

Në vazhdim, katalunasit do të përballen me Getafen në shtëpi të mërkurën, më 25 shtator për të synuar fitoren e shtatë radhazi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit