20.7 C
New York
Saturday, September 21, 2024

Buy now

“Mund ta bëjmë të mundur”, Baseli ia hap derën Xherdan Shaqirit

- Advertisement -

Baseli e ka lënë të hapur mundësinë për të nënshkruar në këtë afat veror me sulmuesin Xherdan Shaqiri.

Pavarësisht pensionimit nga kombëtarja e Zvicrës, ylli shqiptar thuhet se po synon të rikthehet në Evropë.

Baseli, pra ish skuadra e Shaqës është një ndër klubet e interesuara për lojtarin, me drejtorin sportiv Daniel Stucki që ka konfirmuar se një transferim i tillë edhe mund të realizohet.

Sigurisht duke parë eksperiencën, Shaq është një lojtar shumë interesant për Baselin. Mirëpo, duhet të jetë e drejtë për të gjitha palët”.

Nëse të dy palët do ta duan kalimin e tij në Basel, atëherë do të gjenim një mënyrë për ta kompletuar këtë transferim”, deklaroi ai për “Blick”.

Problemi kryesor është se Chicago Fire dhe Lugano kanë të njëjtit pronar, andaj nuk do të jenë të lehtë në negociata me Baselin për ta liruar Shaqirin, ngase nuk do të donin që rivali zviceran të përforcohet në ligë.

Ndërsa, problem tjetër është paga e Shaqirit, i cili është ndër lojtarët më të paguar në Amerikë dhe as gjysmën e saj Baseli s’do të ishte në gjendje t’ia paguante.

Ndërkohë, interesim tjetër për Shaqirin ka shprehur edhe gjiganti grek Panathinaikos, të cilët edhe i kanë ofruar kontratë dyvjeçare me pagë 3 milionë euro për vit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit