-7.2 C
New York
Friday, January 30, 2026

Buy now

Mullistët paralajmërojnë rritjen e çmimit të bukës, nëse shtrenjtohet rryma

- Advertisement -

Rritja e çmimit të energjisë elektrike pritet të sjellë pasoja të shumta për ekonominë e vendit. Madje nga Shoqata e Mullisëve kanë paralajmëruar edhe shtrenjtim çmimit të bukës.

Çmimi i një buke në Kosovë aktualisht shkon nga 50 cent e deri në 60 cent.

Por ky çmim mund të rritet së shpejti.

Kjo pas kërkesë së KESCO që çmimi i energjisë elektrike të rritet mbi 20 për qind.

Nga Shoqata e Mullisëve në Kosovë kanë thënë se nëse shtrenjtohet rryma atëherë pritet të ketë edhe ngritje të çmimi të bukës në vend.

“Energjia elektrike ka me pas sigurisht një ndikim drejtpërdrejtë tek çmimi final duke marrë parasysh  që fillon tek përpunimin i grurit dhe pastaj tek furrtarët dhe kjo ka me ndiku drejtpërdrejt sigurisht sidomos nëpër parashihet shumën që është paraparë me 20 apo 21% ajo ka më pas një ndikim të drejtpërdrejtë”, deklaroi kryetari i Shoqatës së Mullistëve të Kosovës, Bashkim Zejnullahu.

Kjo rritje pritet të vije për disa arsyeje.

“Nëse 20% është rritja e energjisë elektrike ajo ka me ndiku edhe tek punëtorët të cilët janë të angazhuara edhe atyre ju rritet energjia për 20%, kemi me pas kërkesë edhe për rritje pagash edhe për rritje standardit  edhe për rritje të shumë faktorëve  që nuk është vetëm energjia ajo se kalkulohet me atë përqindjen e saktë se sa është në pjesëmarrje të përpunimit edhe barabartë me ngritjen”, tregon Zejnullahu.

Por jo vetëm çmimi i bukës, sipas ekspertit të ekonomisë, Safet Gërxhaliu shtrenjtimi i energjisë do të ndikojë në rritjen e inflacionit.

“Do të jetë një goditje shumë e fuqishme negative për sektorin privat, me këtë ngritje është e pamundur që prodhimet ‘Made in Kosova’ të jenë konkurruese në tregun rajonal dhe në tregun evropian, inflacioni 5.3% dhe kjo ngritje eventuale do të jetë një stimulim i inflacionit në Kosovë, do të kem shtrenjtim të produkteve në përgjithësi e në veçanti atyre elementare dhe me këto të hyra që kemi vërtetë do të jetë një sfidë e re”, deklaroi Gërxhaliu.

E gjithë paralajmërimet për shtrenjtim të energjisë sipas Gërxhaliut kanë ardhur si pasojë e disa faktorëve.

“Nuk ka pasur revoltë qytetare, nuk ka pasur pakënaqësi të shprehur në rrugë nga bizneset, nuk ka pasur investime të reja në gjenerim të kapaciteteve prodhuese dhe çka mbetet tjetër përveç asaj që jemi të varur nga importi dhe kështu kemi terrin dhe reduktime dhe kemi pagesat që mbetet e vetmja alternative”, tha ai.

Vitin 2025, ZRRE-ja kishte miratuar rritje të tarifave për 16.1 për qind krahasuar me vitin paraprak. /Tëvë1/

Të ngjashme

Të fundit