Shqiptari që është zëvendëskryetar i qytetit të Teksasit, Wylie, ka folur për angazhimin e shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për kauzën shqiptare.
“Shqiptarët në Amerikë është një organizatë që po punon shumë në drejtimin e, të themi, shtimit të interesimit të Kongresit dhe të Senatit amerikan ndaj çështjes së Kosovës, pavarësisht çështjes shqiptare, mirëpo me veçanti të madhe çështjes së Kosovës”, ka thënë Mulliqi në Edicionin Special të Klan Kosovës.
“A po punohet në drejtimin e ristabilizimit të lidhjeve që i kemi pasur edhe gjatë luftës, edhe pas luftës, me shtetet amerikan, me gjithë kongresin dhe senatin amerikan”.
“Jemi me fat ku unë vet këtu ku jam në Teksas, e kemi një kongresist si Keith Self, që ndoshta është sot për sot një ndër njerëzit që na ndihmon dhe na suporton më shumë se çdokush në kongresin amerikan”.