Sulmuesi Thomas Muller do ta vazhdojë karrierën në ligën MLS të SHBA-së.
Të mërkurën, Muller është zyrtarizuar te skuadra Vancouver Whitecaps, me të cilin ka firmosur kontratë për pjesën e mbetur të këtij viti dhe opsionin e vazhdimit për vitin 2026.
Sulmuesi gjerman te Vancouveri është transferuar si lojtar i lirë pasi muajin e shkuar i skadoi kontrata me Bayern Munchenin.
Muller të enjten do të paraqitet para mediave, si dhe do ta mbajë stërvitjen e parë me ekipin e ri.
Ai është njëri prej lojtarëve më të suksesshëm te skuadra e Bayern Muchenit për të cilin luajti për 17 vjet dhe shënoi 250 gola e bëri 238 asistime në 756 ndeshje.
Në total, Muller me fanellën e Bayernit ka fituar 33 trofe, përfshirë 13 tituj kampioni të GJermanisë dhe dy herë Ligën e Kampionëve.