13.3 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Muller: Kundër Messit gjërat shkojnë mirë gjithë, Ronaldon ishte problem jonë

- Advertisement -

Thomas Muller e ka thumbuar Lionel Messin pasi Bayern Munich e rrëzoi Paris Saint-Germainin nga Liga e Kampionëve, duke thënë se gjërat gjithmonë kanë shkuar mirë për klubin gjerman kundër ikonës argjentinase.

Dhe jo vetëm kaq, por sulmuesi gjerman e vazhdoi thumbimin ndaj Messit duke thënë se rivali i tij i madh, Cristiano Ronaldo, ka qenë ai që i ka shkaktuar telashe më së shumti Bayernit.

Kundër Messit, gjërat gjithmonë shkojnë mirë në të gjitha nivelet sa i përket rezultateve. Në nivel klubi, Cristiano Ronaldo ka qenë problemi ynë kur ai ishte në Real Madrid”, tha Muller pasi Bayerni kaloi në çerekfinale.

Muller megjithatë e nderoi Messin duke thënë se ai e barti i vetëm Argjentinën drejt titullit të Kampionit të Botës në Katar 2022.

Por unë e kam respektin më të madh për paraqitjet e Messit në Kupën e Botës. Paraqitjet individuale të Messit në Kupën e Botës ishin mahnitëse. Ai e barti në supe tërë skuadrën. Nuk është e lehtë të luash në një ekip si PSG-ja. Është e vështirë ta arrish një baraspeshë të mirë ekipore”, shtoi ai.

Messi e kishte fituar përballjen e parë me Bayernin më 2009, me rezultat 4:0, por që prej atëherë ai i ka pësuar dy disfata turpëruese kundër klubit bavarez në fanellën e Barcelonës, 7:0 pas dy ndeshjeve në gjysmëfinale të sezonit 2012/2013. Dhe humbja 8:2 më 2020.

Bayerni e rrëzoi kampionin francez nga gara me fitore të përgjithshme prej 3:0 nga të dy ndeshjet e fazës së një të tetës së finales, pas triumfit 2:0 në Gjermani të mërkurën.

Një ekip me dy prej lojtarëve më të shtrenjtë në histori – Neymar, i cili ishte i lënduar dhe mungoi në ndeshjen e djeshme dhe Kylian Mbappe – si dhe me mbase lojtarin më të mirë në historinë e futbollit, Lionel Messi, dështoi të shënojë gol në 180 minuta lojë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit