-3.4 C
New York
Saturday, December 27, 2025

Buy now

Mulaj, votuesve të Istogut: Me gjithë besimin dhe përgjegjësinë, ju ftoj të mobilizohemi të gjithë, të dalim masivisht dhe më 28 dhjetor ta bëjmë LDK-në fituese

- Advertisement -

 

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së me numrin 79, Besim Mulaj, ka ftuar qytetarët, veçmas ata Istogut që nesër të votojnë për LDK-në.

“Unë, dr. sci. Besim Mulaj, dr. Serbeze Kabashi -Muçaj dhe Shkëmb Manaj jemi të vendosur të jemi zëri juaj i munguar në Kuvendin e Kosovës. Zëri i halleve tuaja, i shpresave tuaja dhe i ëndrrave për një të ardhme më të sigurt për fëmijët tanë Prandaj, me gjithë besimin dhe përgjegjësinë, ju ftoj të mobilizohemi të gjithë, të dalim masivisht dhe më 28 dhjetor ta bëjmë LDK-në fituese, për Istogun, për Kosovën dhe për brezat që vijnë”, ka shkruar Mulaj në llogarinë e tij në Facebook.

Postimi:

Te dashur Istogas,

Nga zemra ju uroj shëndet juve dhe familjeve tuaja. Ju që jetoni në Istog, anembanë Kosovës dhe në diasporë, jeni forca jonë më e madhe. Jeni krenaria jonë, sepse me djersën, sakrificën dhe punën tuaj të ndershme mbani gjallë familjet dhe shpresën për një Kosovë më të mirë.

Nesër është dita kur fjala e qytetarit bëhet vendim. Nesër është dita kur me votën tuaj mund t’i japim fund bllokadave, izolimit dhe përçarjes. Kosovës i duhet një qeveri që nuk e mbyll vendin në vetvete, por e hap drejt miqve tanë perëndimorë. I duhet një qeveri që nuk lë premtime të harruara, por i përfundon projektet e nisura e të lëna përgjysmë për pesë vite. I duhet një qeveri që e vendos shëndetësinë dhe arsimin në zemër të politikave të saj, që e forcon sundimin e ligjit dhe që nuk i sheh bizneset si armik, por si partner për zhvillim.

Unë, dr. sci. Besim Mulaj, dr. Serbeze Kabashi -Muçaj dhe Shkëmb Manaj jemi të vendosur të jemi zëri juaj i munguar në Kuvendin e Kosovës. Zëri i halleve tuaja, i shpresave tuaja dhe i ëndrrave për një të ardhme më të sigurt për fëmijët tanë.

Prandaj, me gjithë besimin dhe përgjegjësinë, ju ftoj të mobilizohemi të gjithë, të dalim masivisht dhe më 28 dhjetor ta bëjmë LDK-në fituese, për Istogun, për Kosovën dhe për brezat që vijnë.

Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja.

#besimmulaj79 #LumirAbdixhiku1 #Ldk123

Të ngjashme

Të fundit