Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së me numrin 79, Besim Mulaj, ka shpalosur pra qytetarëve të Llukavcit dhe Kaliçanit prioritet e partisë që përfaqëson për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Mulaj para tyre është zotuar për një përfaqësim të sinqertë, dinjitoz dhe të përgjegjshëm në Kuvendin e Kosovës.
“Kudo që shkoj ndihem mirë, sepse flas e bashkëbisedoj me mbështetës të LDK-së, por kur vij në Istog, marr frymë ndryshe. Aty ndjehet afërsia, besimi dhe energjia e njerëzve tanë. Takimet tona vazhduan në Llukavc dhe Kaliçan, ku bashkë me qytetarët shpalosa prioritetet e LDK-së dhe zotimin tim për një përfaqësim të sinqertë, dinjitoz dhe të përgjegjshëm në Kuvendin e Kosovës”, ka shkruar Mulaj në llogarinë e tij në Facebook.






