Kandidati i LDK-së për deputet me numrin 79, Besim Mulaj të martën në 36-vjetorin e LDK-së ka nisur ditën nga shtëpia e themeluesit të LDK-së dhe presidentit historik, Ibrahim Rugova.
Mulaj ka thënë se në këtë shtëpi ndihet pesha e historisë dhe obligimi për ta çuar përpara amanetin e Rugovës.
Sot, në këtë ditë të shënuar, 36 vjetorin e LDK-së, zemra mbushet me krenari dhe përgjegjësi.
Një shtëpi e madhe politike, që nuk ka qenë vetëm organizim, por frymë, vizion dhe shpresë për Kosovën në ditët më të vështira të saj.
Të nisësh këtë ditë nga shtëpia e themeluesit të LDK-së dhe Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova, është më shumë se simbolikë – është rikthim te rrënjët, te qetësia, urtësia dhe besimi në lirinë që u ndërtua me mençuri e sakrificë.
Aty ndjen peshën e historisë, por edhe obligimin për ta çuar përpara amanetin e tij.
Faleminderit Ukë për mikpritjen e ngrohtë, për respektin dhe për ndjesinë se kjo shtëpi vazhdon të jetë shtëpi e vlerave, e dialogut dhe e dashurisë për Kosovën.
Sot, më shumë se kurrë, kujtojmë se LDK nuk është vetëm e shkuara jonë e lavdishme, por edhe përgjegjësia jonë për të ardhmen.






