Mulaj tregon se aktualisht në Kosovë janë rreth 500 Mëh projekte fotovoltaike në përpjekje për t’u instaluar, por fatkeqësisht shumë prej tyre kanë mbetur të bllokuara në procedura të panevojshme burokratike.
Ai tregon se i ka premtuar që me ardhjen e LDK-së, në qeverisje do të çlirohet ky potencial.
Postimi i plotë:
Sot pata kënaqësinë të vizitoj kompaninë Muqa Solar në Suharekë – një tregim i vërtetë suksesi që ka ardhur nga Zvicra dhe është kthyer në Kosovë me vizion të qartë për energjinë e pastër.
Aktualisht, në Kosovë janë rreth 500 Mëh projekte fotovoltaike në përpjekje për t’u instaluar, por fatkeqësisht shumë prej tyre kanë mbetur të bllokuara në procedura të panevojshme burokratike. Ky është potencial i humbur për zhvillim ekonomik, vende pune dhe siguri energjetike.
I premtova z. Xhevat Muqa se me ardhjen e LDK-së në qeverisje do të çlirohet ky potencial. Investimet në industri jetike do të kenë mbështetje reale, përmes krijimit të shërbimeve one-stop shop, duke thjeshtuar procedurat dhe duke i hapur rrugë kapitalit vendor dhe atij nga diaspora.
Kosova ka njerëz, ide dhe energji – i duhet vetëm një shtet që ua hap derën, jo që ua mbyll atë.






