Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së me numrin 79, Besim Mulaj ka përkujtuar policin Izet Demaj, i cili para disa vitesh kishte rënë në krye të detyrës.
Mulaj ka thënë se Izet Demajn është emër që do të mbetet përgjithmonë i gdhendur në historinë e Kosovës.
Postimi:
Sot e kujtojme me nderim dhe dhimbje Izet Demajn, nje emer qe mbetet pergjithmone i gdhendur ne historine e Kosoves 🇽🇰.
Hero i Kosoves, polic i devotshem i vrare ne detyre dhe ish-luftetar i Luftes se Koshares. Izeti ishte shembull i guximit, sakrifices dhe dashurise se pakusht per atdheun. Luftoi kur ishte me e veshtire, sherbeu kur ishte me e rrezikshme dhe ra aty ku burreria matet me jete.
Ai nuk zgjodhi rrugen e lehte, por ate te drejten. Me uniformen e UÇK-se dhe me vone me uniformen e Policise se Kosoves, ai e deshmoi se lirise i duhet gjak, ndersa shtetit i duhen njerez te ndershem dhe te guximshem.
Lavdi jetes dhe vepres tende, Izet Demaj. Kujtimi yt do te jetoje gjithmone ne zemrat tona dhe ne themelet e lirise qe sot e gezon Kosova.
Prehu ne paqe, Hero. 🕊️






