17 C
New York
Friday, May 30, 2025

Buy now

Muja vazhdon edhe për dy vjet me Prishtinën

- Advertisement -

FC Prishtina është duke e vazhduar punën për mbajtjen e lojtarëve që i konsideron si të rëndësishëm për edicionin e ardhshëm trajneri Arsim Thaqi.

Pasi e zgjati dje bashkëpunimin me portierin Agron Kolaj, sot klubi Bardhekaltër njoftoi se ia ka vazhduar kontratën edhe futbollistit Ardian Muja.

Më saktësisht, marrëveshja është dyvjeçare dhe tek fituesi i freskët i Kupës së Kosovës shprehen të lumtur që do ta kenë lojtarin në dispozicion në dy sezonet e ardhshme.

Ardian Muja, ka zgjatur kontratën, duke konfirmuar përkushtimin e tij ndaj ekipit edhe për dy sezone në vijim. Me shpirtin luftarak dhe kontribut të vazhdueshëm në fushë, Muja është një nga shtyllat kryesore të skuadrës”, shkroi klubi Bardhekaltër në faqen e tij në rrjetet sociale.

Të ngjashme

Të fundit