-7.2 C
New York
Thursday, January 23, 2025

Buy now

Muja tregon bisedën me policët në veri: Shkova t’i motivojë, më thanë “mos lëshoni pe”

- Advertisement -

Armend Muja, deputet i zëshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, ka folur në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për kidnapimin e tre policëve kosovarë në veri nga Serbia.

Në fjalën e tij, Muja ka treguar një bisedë me policët në veri të Kosovës. Gjatë viztave të tij në disa pika në veri, Muja tregoi se policët i Kosovës i kanë dhënë vetëm një porosi. Sipas deputetit të VV-së, policët i kanë thënë të mos lëshojnë pe.

“Në Kushtovë të Vllahisë, është e vendosur Policia e Kosovës, ata kanë qenë nga Kaçaniku, në një rast kanë qenë nga Polaci, nga Llausha. Në pika tjera, në Mitrovicën Veriore kam takuar policë nga Gjakova, në Suhadoll kam takuar policë nga Gjilani, nga të gjitha vendet e Kosovës, mos të harroj edhe nga Dragubili i Malishevës…Meqenëse më njihnin, ma kanë dhanë një porosi. Porosia e vetme e tyre, se natyrisht se vizita ime ka qenë me i motivu aq sa kam pasur mundësi në rolin tim. Ndërkohë që ne kemi pasur drojën që ata kanë demoralizim, kërkesa e tyre ka qenë “mos lëshoni pe”. Kërkesa e parë dhe e fundit ka qenë “mos lëshoni pe”.” – tha ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit