9.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Muja thotë se diku 90-100 milionë euro eksportohen nga Devollët, Kerquki ia kthen: “Atëherë pse po i sulmoni kaq ashpër?”

- Advertisement -

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, në “Pressing” të T7, ka folur për sukseset që sipas tij ka arritur Qeveria e Albin Kurtit, që sot shënon tre vjetorin prejse Lëvizja Vetëvendosje i fitoi zgjedhjet më 14 shkurt 2021.

Muja përmendi ndër tjerash rritjen e eksportit, poqë ndërhyri autori i emisionit “Pressing”, Leonard Kerquki, duke thënë se “Qeveria ka sulmuar kompanitë kryesore që eksportojnë përfshirë edhe devollët”.

“Eksportin e mallrave e bën komodita e devollëve që e ka rritur eksportin e Kosovës që zakonisht është në qendër të sulmit nga pushteti aktual”, ka thënë Kerquki.

Por Muja deklaroi se produktet e kësaj korporate që futën në llogari të eksportëve mund të jenë 90 deri në 100 milionë euro.

“Nuk janë ata përgjegjës për rritjen e eksportit. Eksporti i mallrave në një dekadë ka qenë 300-350 milionë, tash në këtë vit ka shku ka shku diku 816 milionë. Ajo dyshekët mund të jenë për 90 deri 100 milionë eksporte”, ka deklaruar Muja, ku më pas erdhi pyetje e Kerqukit se “pse i sulmojnë ashpër”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit