Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka reaguar për deklaratën e komandantit të KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia.
Komandanti i KFOR-it kishte deklaruar se “në Veri të Kosovës kishin shpëtuar policet e Kosovës nga një masakër”.
E Muja përmes emisionit Pressing të T7, ka pyetur komandantin e KFOR-itit se kush ishte duke e shkaktuar atë masakër.
“Prej kujt kjo masakër, kush ishte duke e bërë këtë masakër. Sepse këta kanë informacion për këtë masakër”.
“15 policë i ruajtëm nga një masakër. Nga kush? Pse nuk është vëmendja te ata që deshën të shkaktojnë atë masakër të atyre që kidnapuan tre policët e Kosovës”, ka thënë Muja.