Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Armend Muja, ka mohuar se ka marrë dhuratë një picë, sa ishte në ndalim policorë, siç u tha në Kuvend, nga deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.
Haxhiu në seancë parlamentare ditë më parë deklaroi, se i kishtë dërguar një picë Armend Mujës, derisa ky po qëndronte në ndalim në polici, kur ishte arrestuar.
Muja në emisionin Pressing, në T7, ka mohuar një gjë të tillë, duke e quajtur trillium të pastër.
“Është trillim i pastër kështu tamam në stilin e këtyre tre. Këta janë të moçëm në politikë dhe i njoh nga Mtirovica e jo personalisht. As nuk i kam takuar kurrë e as nuk i njoh. Krejt këto pica e pronto i kanë stile mafioze të tyre.
Krejt debatin e deflektoj pasi që nuk deshi të flas për temën që e mori. As Shalën e Haxhiun nuk i njoh personalisht. Këta janë sjellë korrekt me mu në komision. Por duket se i janë marrë zonat e interesit të Trepcës dhe e sheh që prapa është Ferat Shala. Kur i merr në komision hetimor të dalin miqtë e Ferat Shalës”, ka thënë Muja.