6.3 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Muja: PDK të kërkojë falje për takimin Thaçi-Putin të vitit 2018

- Advertisement -

Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja, në një kundërpërgjigje për kritikat e kryetari të PDK-së, Memli Krasniqi për politikën e jashtme të Qeverisë Kurti, ka thënë se është koha që ai dhe partia e tij të kërkojnë falje për takimin që Hashim Thaci, në cilësinë e presidentit të Kosovës, në vitin 2018 kishte takuar presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, në Paris.

Muja, madje, duke folur për takimin e para 4 viteve tha se qeveritarët aktualë nuk do të takohen asnjëherë me “kriminelë të luftë” dhe me ata që gjithmonë “ia kanë dashur të keqen Kosovës”.

“Kurti është takuar me kryeministrin britanik Johnson javët e fundit, është takuar edhe me presidentin Macron dhe nuk e di edhe me cilat figura të tjera botërore nuk janë takuar, përjashtimisht që s’e kemi takuar Putinin, siç e kanë pasë shprehi në të kaluarën PDK-ja. Nuk e takojmë ne. S’takohemi me kriminelë lufte. Krasniqi dhe PDK të kërkojnë falje për takimet që i kanë pas me Putinin dhe Lavrovin, dy kriminelë lufte, të cilët sot bëjnë tmerr në Ukrainë. Ne e kemi nënvizuar që herët se e kuptojmë, mirëpo orientimi i Kosovës strategjik është perëndimor dhe janë organizatat euroatlantike”, tha Muja.

Muja tha se s’ka një kohë më të mirë sesa tash që PDK të kërkojë falje për këtë takim.

Deputeti i Vetëvendosjes tha se Kosova asnjëherë më mirë s’ka qenë sa i përket diplomacisë dhe se vizita më të mëdha e më me peshë, sipas tij, s’ka pas thuajse në pesë vjetët e fundit.

Derisa siguroi që Kurti do të shkojë në SHBA dhe do të “përmbyllet kjo brengë” për ata që kanë, Muja kritikoi Krasniqin që si lider opozite nuk zhvilloi asnjë takim të rëndësishëm.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit