Ka dështuar për herë të nëntë përfundimi i seancës konstituve. Kryesuesi i seancës, deputeti i LVV-së Avni Dehari, ka propozuar që këtë herë votimi për kryeparlamentarin të bëhet i fshehtë. Kjo është kundërshtuar nga të gjitha grupet parlamentare, përveç LVV-së.
Lidhur me këtë, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, në studion e emisionit “Gazeta” ka akuzuar PDK-në, LDK-në, AAK-në dhe Listën Serbe se janë bërë bashkë për të pamundësuar konstituimin e Kuvendit.
them decidivishtë, PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe janë bashkarishtë në këtë lojë për të bllokaur Kuvendin e Kosovës, sot është e qartë, ka qenë edhe tek votimi, përpjekja për të bllokuar mandatimin e deputetëve, është e qartë edhe sot”, ka thënë Muja.