13.7 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Muja : Në tri vitet e fundit kemi rritje të ndjeshme të vendeve të punës

- Advertisement -

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka publikuar një grafikon duke pretenduar se Kosova ka pasur një rritje të ndjeshme të vendeve të punës në tre vitet e fundit.

Sipas tij, në qershor 2023 Kosova ka pasur 405,887 vende pune të regjistruara në Administratën Tatimore, 63,206 më shumë se para ardhjes së Qeverisë Kurti II.

Postimi i plotë i tij:

Tregu i punës dhe pagat: në qershor 2023 kemi 405,887 vende pune të regjistruara në Administratën Tatimore, 63,206 më shumë se para ardhjes së Qeverisë Kurti II. Të dhëna të përafërta ofrohen edhe nga ASK LFS.

Rroga mesatare bruto e paguar në qershor 2023 ishte 584.5 € apo 105.1 € mē shumë sesa në qershor 2020 (479.4 €). Rroga mesatare bruto ndërmjet 2011-2020 ishte rritur vetëm për 83€.

Kjo nuk është për të thënë që Kosova nuk ka sfida në tregun e punës e që punëtorët paguhen mirë. Kjo është për të thënë që në tri vitet e fundit përmes aktivitetit të shtuar ekonomik, formalizimit dhe incentivave strukturore kemi rritje të ndjeshme të vendeve të punës. Gjithashtu, paga mesatare, sado e ulët që vazhdon të jetë, që nga ardhja e Qeverisë Kurti është rritur nominalisht më shumë se ndërmjet 2011-2020.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=645443847569238&id=100063108857106&mibextid=Nif5oz

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit