Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja në konferencën e sotme të kësaj partie, ka thënë se në Komisionin Hetimor për Tekste Shkollore ka pasur shkelje të vazhdueshme të rregullores së Kuvendit dhe të vendimmarrjes.

Muja akuzon si kryesuesin e këtij komisioni ashtu edhe anëtarët e tjerë.

“Me Komisionin Hetimor për Tekste Shkollore, dhe mesazhi që kemi është që ta informojmë publikun drejt që Komisioni Hetimor në vazhdimësi, përfshirë edhe në mbledhjen e fundit ka shkelur rregulloren e Kuvendit sa i përket kuorumit dhe vendimmarrjes. Gjithashtu komisioni i cili kryesohet nga zoti Dreshaj ka bërë shkelje të vazhdueshme sa i përket ligjit për hetim parlamentar. Zoti Dreshaj dhe anëtarët e tjerë,muajin e fundit në vazhdimësi kanë shkelur rregulloren e Kuvendit dhe ligjin për hetim parlamentar duke mbajtur mbledhje”, tha Muja.