Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, në fjalën e tij sot në Kuvend ka thënë se Kosova ka krijuar varësi të importit të energjisë elektrike nga Serbia.
Sipas tij, vetëm nga viti 2006 e deri më vitin 2021, Kosova ka importuar rrymë me vlerë prej 556 milionë eurosh nga Serbia transmeton GazetaDemos.
“KEK-u dhe Kosova kanë krijuar një varshmëri të importit të energjisë elektrike nga Serbia”.
“Nga viti 2006 e deri më 2021 rreth 556 milionë euro janë importuar nga Serbia. Kanë qenë dy firma serbe përmes së cilave është importuar”.
Ai ka theksuar se që nga viti 2021 Kosova nuk importon energji elektrike nga Serbia.