8.5 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Muja ia kthen deputetes së LDK-së: Soji yt e bllokoi nismën për rritjen e pagës minimale

- Advertisement -

Armend Muja, deputet i VV-së, i është kundërpërgjigjur deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami, në lidhje me protestën e punëtoreve të Kuvendit të Kosovës, të cilat paguhen vetëm nga 275 euro.

Në shkrimin e tij, Muja e ka akuzuar Bajramin për bllokimin e ligjit për pagën minimale, të cilën opozita e dërgoi në Gjykatën Kushtetuese.

Tutje, Muja vlerësoi se paga nuk është rritur gjatë kohës kur Bajrami dhe opozita kanë qeverisur.

“Protesta e ‘punëtorëve teknik të Kuvendit’ – deputetja Hykmete Bajrami paska thënë se për rrogat e tyre të ulëta duhet të pyetem unë. Punëtorët teknik që protestuan sot para Kuvendit janë punëtorë, kryesisht vajza që punojnë për një operator privat të mirëmbajtjes të kontraktuar nga Kuvendi që në 2018. Kur është propozuar rritja e pagës së tyre në kuadër të iniciativës për rritje të pagës minimale ishte soji i Hykmetes dhe të tjerëve nga opozita që e bllokuan përmes Gjykatës Kushtetuese. Edhe rreth 7,300 nëpunës teknik të sektorit publik janë paguar 260 euro bruto ndërmjet 2012-2020 sa ka qeverisur Hykmetja. Rrogat e tyre janë rritur nga mesatarisht 260 bruto në 460 bruto vetëm pas aprovimit të ligjit të ri për paga [2022]” – ka shkruar Muja, ndër të tjera.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit