Deputetit të VV-së, Armend Muja, nuk i kanë pëlqyer disa pyetje që i ka shtruar gazetari Adriatik Kelmendi në lidhjen me veprimin e VV-së për të përjashtuar asamblistin Besnik Mujeci, i cili është kapur me drogë në Tiranë.
Muja nuk është distancuar nga bashkëpartiaku i tij, Mujeci.
Në profilin e tij në “Facebook”, Muja ka shkruar se pse Kelmendi nuk i ka shtruar këto kur ishte në pyetje regjistrimi Klan Kosovës.
“Adriatiku paska reaguar me shumë pyetje e dilema për ish-asamblistin e VV-së. Mirë që shtron pyetje, por nuk kemi parë të shtronte pyetje të tilla as për së afërmi nga ai kur ishte pyetja e regjistrimit të Klan Kosovës ku Kosova e qytetet e saja bëheshin të Serbisë e ku ende nuk dihet pronari i vërtetë ndonëse ky vet ka qenë drejtor aty. Më poshtë na tregon që Rubikonin e tij e ka në pushim se do t’i shtronte këto pyetje aty. Mirë, po pse para pushimit kur e kishte aktiv Rubikonin e tij nuk e ftoi dot pronarin e vërtetë, nëse dihet, të KlanKosovës?”, ka shkruar Muja.
https://m.facebook.com/armendmuja13/posts/630155295764760?ref=embed_post&wtsid=rdr_0cuCKmFYFhpTHSh3v
Kelmendi dje ka shtruar disa pyetje në lidhje me përjashtimin që VV-ja ia ka bërë asamblisti Besnik Mujeci.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10226957705540871&id=1000647440&mibextid=Nif5oz