25.8 C
New York
Monday, July 8, 2024

Buy now

Muja i bindur: Trumpi nuk fiton

- Advertisement -

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja është shprehur i bindur se Donald Trumpi nuk do të kthehet në Shtëpinë e Bardhë pas zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit.

I pyetur në DPT Te Fidani nëse Vetëvendosje ka frikë nga kthimi i mundshëm i Trumpit si president i SHBA-së, Muja ka thënë se kjo gjë nuk do të ndodhë.

“Po e shoh me gjithë kritikat që i ka Bideni, sidomos pas debatit, eksiton një bindje në SHBA sa i përket rrezikut nga kthimi i Trumpit. Me gjithë vështirësitë, Trumpi nuk do të kthehet, shanset për t’u kthyer janë goxha të vogla. Është më shumë e mundshme që të kemi president demokrat dhe nuk fiton Trumpi.

Përvjetori i pavarësisë së SHBA-së e gjen Kosovën me marrëdhënie të ftohura nga “qëndrimet e njëanshme” të Kurtit

Ndërkaq, ai ka insistuar se qeveria e Albin Kurtit nuk do të zmbrapset nga kushtet për vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Në emisionin “DPT Te Fidani”, deputeti Muja ka thënë se këto kushte do të ishin dashur të vendoseshin nga BE-ja ndaj Serbisë.

“Ishin dashur të jenë kushte të BE-së, e para është sulmi terrorist në Banjskë, e dyta është marrëveshja e 27 shkurtit e kemi pasur, Vuçiqi thoshte se unë zbatoj pjesët që i nënshkruaj, neve na intereson dakordimi, e dimë se kanë nënshkruar në vitin 2013, në vitin 2023 nuk është nënshkruar”, ka thënë Muja.

Ai ka deklaruar se kushtet nuk do të tërhiqen.

“Këto janë kushtëzime të Kosovës për ta kthyer procesin e dialogut në binar. Nuk do të duhej të kishte presion dhe nuk besoj se do të ketë presion”, ka thënë Muja kur është pyetur nëse pret që të ketë presion nga BE-ja për të tërhequr tri kushtet.

“Dialogu nuk mund të vazhdojë tutje pa pasur mirëbesim mes palëve, palët duhet të përmbahen nga ndërhyrjet, siç është rasti i Banjskës dhe Serbia duhet të penalizohet për atë punë, Serbia po i ofron mbrojtje dhe hapësirë një terroristi (Milan Radoiçiq)”, ka thënë Muja.

Kurti paraqiti tri kushte për angazhimin e mëtejmë në procesin e normalizimit të raporteve me Serbinë.

E para, formalizimi i Marrëveshjes Bazë përmes nënshkrimit nga krerët respektivë të shteteve. E dyta, tërheqja e letrës zyrtare e dorëzuar në BE nga ish-kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, më 13 dhjetor 2023. Dhe e treta, dorëzimi i Millan Radoiçiqit dhe grupit të tij paramilitar terrorist tek autoritetet gjyqësore të Kosovës.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit