8.2 C
New York
Wednesday, March 5, 2025

Buy now

Muja i ashpër me Lajçakun: Mos kërko mes, midis krimit dhe ligjit

- Advertisement -

Deputeti Armend Muja i është drejtuar të Dërguarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, duke i thënë se nuk duhet të vendoset në pozicion midis zgjedhjes së institucioneve dhe strukturave ilegale.

Këtë Muja e ka thënë lidhur me deklaratën e Lajçak se ndihet i shqetësuar “nga ato që ka dëgjuar në veri” ditë më parë.

“Aleksandar Filipoviq, një nga shumë personat pjesë të strukturave paralele që dirigjohen nga Beogradi. Andaj, Lajçaku është mirë të mos kërkojë mes, mes krimit dhe ligjit. Mes ilegalitetit e legalitetit. Mes institucioneve shtetërore e strukturave ilegale”, ka shkruar Muja.

“Ai para se të gjithash duhet të ishte i shqetësuar me shkeljen direkte të marrëveshjes së Brukselit me këso veprimesh nga Beogradi.  Në veri shqetësim është kriminaliteti i dirigjuar nga Serbia e Vuçiqi, asgjë tjetër”.

Personi në lajmin më poshtë është Aleksandar Filipović, një nga shumë personat pjesë të strukturave paralele që…

Posted by Armend Muja on Saturday, May 13, 2023

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit