3.6 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Muja e merr në pyetje ish-ministrin Çeku: A e keni takuar Florin Krasniqin?

- Advertisement -

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe anëtari i Komisionit Parlamentar Hetimor për periudhën 2006-2022 për Energjinë, Armend Muja e ka pyetur ish-ministrin e Energjisë, Et’hem Çeku lidhur me Florin Krasniqin, një afarist shqiptar në ShBA dhe ish deputet i Lëvizjes Vetëvendosje.

Në rolin e hetuesit, Muja e ka pyetur Çekun nëse gjatë kohës sa ka shërbyer si ministër i Energjisë është takuar ndonjëherë me Florin Kransiqin.

“A e njihni Florin Krasniqin?”,  e ka pyetur Muja, Çekun, i cili ka dhënë këtë përgjigje.

“Florim Krasniqin e njoh, të fakultetit… dhe Florin Kransiqin e Vetëvendosjes,  po njoh edhe atë. Jo gjatë asaj kohe sa kam qenë ministër nuk e kam njohur”, është përgjigjur ish-ministri Çeku.

“A e keni takuar personalisht atë gjatë asaj kohe (sa keni qenë ministër)?”, ka insistuar Muja.

Çeku ka thënë se ndoshta mund ta ketë takuar Florin Kransiqin, por se nuk i kujtohet ta ketë realizuar një takim të tillë.

“Mund të jetë që e kam parë, mund të jetë që e kam takuar, por mua nuk më kujtohet sot a e kam takuar para 16 vitesh Florin Krasniqin. Në luftë e di se ka qenë edhe ka bërë punë të mirë”.

“Nuk e di a jam takuar, nuk e di”, ka thënë ish-ministri i Çeku.

Komisioni që heton çështjen e lidhura me energjinë gjatë periudhës 2006-2022, ka intervistuar sot tre ish-ministra të Qeverisë së Kosovës. Përveç Ethem Çekut, janë intervistuar edhe ish-ministrat Haki Shatri dhe Bujar Dugolli.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit