Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka thënë se partitë opozitare, PDK, LDK, AAK po synojnë të bllokojnë konstituimin e Kuvendit dhe po sfidojnë vullnetin e qytetarëve.
Ai ka thënë se atyre u takon posti i kryeparlammnetarit duke ftuar partitë opozitare që të votojnë për konstituimin e Kuvendit.
“PDK nuk pati guxim me kandidua me kryetarin e partisë, sepse nuk kishte autoritet të mjaftueshëm brenda subjektit. Tek LDK, edhe aty ki probleme me lidership dhe e treta është ja dy vllazni me një dajë, janë ba bashkë dhe po donë me sfidua një verdiktin që ka dhënë qytetari i Kosovës”, ka thënë Muja në Tëvë1
Muja ka thënë se e rëndësishme është që të konstituohet Kuvendi duke u bërë thirrje partive opozitare që ta votojnë kandidatin tyre dhe se formimi i qeverisë siç ka thënë ai është çështje tjetër
“Ftojë partitë politike që ta votojnë kandidaten tonë, ta kalojmë këtë fazë të panevojshme totalisht , hyn në sidromin e dështimin nga Lëvizja Vetëvendosje, duhet ta pranojnë verdiktin popullor, kështu ka vendos populli dhe të ecim për formimin e qeverisë, kjo është çështje tjetër”, ka thënë Muja.