-3.8 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Muja beson se rreziku në veri nuk ka kaluar ende

- Advertisement -

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja vlerëson se rreziku në veri ende nuk ka kaluar.

Ai thotë se integriteti territorial i Kosovës është i sfiduar çdo ditë.

“Unë nuk besoj që ka kalu rreziku. Në fakt Kosovën ende unë e konsideroj të sfiduar, integritetit tonë territorial, sigurinë tonë të brendshme, çdo ditë e konsideroj të sfiduar, përderisa forcat e njëjta vazhdojnë të jenë në Serbi. Unë gjykoj që pas dështimit të aksionit me njerëzit e gjelbër që e kishin, ishte dështim spektakolar i tyre. Rreziku te ne nga sfidat e brendshme mund të jenë të izoluara, jo në formë siç ishin atë ditë, por mund të jenë raste të izoluara, por për mua, sado që kjo mund të manifestohet si një lloj qetësie, ajo çka mu më shqetëson është që potenciali në skenarin e tyre të eskalimit është vetëm një, është ndërhyrja tash e drejtpërdrejt”, deklaroi ai në “Këndi i Debatit” në Tëvë 1.

Më 24 shtator, Policia e Kosovës u sulmua nga një grup kriminelësh serbë në Banjskë të Zveçanit, me ç’rast mbeti i vdekur rreshteri Afrim Bunjaku.

Sulmet ndaj Policisë së Kosovës janë dënuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian dhe është bërë thirrje që fajtorët të sillen para drejtësisë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit