2.8 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Muhaxhiri: Nëse Kurti është normal, s’do të duhej të pranonte një deklaratë me terma të përgjithësuar

- Advertisement -

Të martën në Bruksel në një takim trelateral mes kryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak, dhe shefit të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, në kaudër të marrëveshjes bazike Kosovë-Serbi, është diskutuar ndër tjerash edhe për marrëveshjen për të pagjeturit.

Petkoviq ka thënë se janë pajtuar për tekstin e deklaratës për personat e pagjetur, por sipas tij, nuk është pranuar termi i përmendur në konventën ndërkombëtare për zhdukjen e dhunshme.

Lidhur më këtë analisti Artan Muhaxhiri në RTV21 tha se nëse Kurti është kryeministër normal, nuk do të duhej të pranonte një deklaratë me terma të përgjithësuar.

“Nëse kryeministri Kurti është kryeministër normal, nëse ka pak shpirt ai nuk duhej të pranonte një deklaratë me terma të përgjithshëm. Nëse e pranon një deklaratë e cila është me terma abstrakt, të cilën Serbia mund ta përdorë si leckë atëherë as nuk është normal, as nuk ka shpirt”, tha Muhaxhiri.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit