10.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Muhaxheri, pas takimit me Kurtin: Kishim kërkesa për më shumë buxhet dhe projekte

- Advertisement -

Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, tha se aty u diskutuan shumë tema, por brenga e komunave ishte ndarja e buxhetit për këtë vit.

Muhaxheri shtoi se kërkesat ishin që komunat të kenë më shumë buxhet që të mund t’i përfundojnë projektet e tyre

Ai tha se në këtë takim u dakorduan që gjatë këtij vit t’i mbajnë katër takime. Madje sqaroi se iu premtua që kryetarët e komunave do t’u mundësohet që të kenë takime me ministrat ku do të mund të diskutojnë problemet e tyre.

“U diskutuan mjaftë tema, kryesisht brengat e komunave për buxhetin e viti 2023, për projektet që janë dalë ose që nuk janë financimet, për mundësit e bashkëpunimit të mëtutjeshëm mesë ministrive dhe për angazhimet që janë për buxhetin e viti 2023 për të filluar procedurat sa më parë”, tha ai.

“Kryetarët e komunave kishin kërkesa për më shumë buxhet, për më shumë projekte, për vazhdim të projekteve që kanë mbetur pa u kryer”.

“U përgjigjen edhe ministrat e linjës edhe kryeministri për gatishmërinë që me i mbajt katër takime në vit, edhe kërkoj që Asociacioni i Komunave të përgatis takime me Qeverinë dhe me ministrat e linjës që t’i diskutojmë problemet. U zotua që kryetarët e komunave kanë me pas mundësi që t’i takojnë ministrat e linjave dhe t’i përgatisin takime dhe të diskutojnë për problemet që i kanë”, tha ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit