![Muhaxheri ia kthen ashpër Mihalit të VV-së: Mendësia e byrosë së Ramiz Alizë erdhi në Kosovë Muhaxheri ia kthen ashpër Mihalit të VV-së: Mendësia e byrosë së Ramiz Alizë erdhi në Kosovë](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/07/muhaxheri.jpeg)
Gazmend Muhaxheri nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), i ka reaguar Dejona Mihalit të Lëvizjes Vetëvendosje e cila kishte ironizuar me “Rrugën e Re” të LDK-së.
Muhaxheri ka thënë se mendësia e Mihalit është sikur ajo e Ramiz Alisë së Shqipërisë.
Sipas tij, kjo është frymë marksiste-leniniste i kishte bërë shumë dëme Shqipërisë së viteve të 90’ta.
”Kjo mendësi që na ka ardhur prej Shqipërisë, kjo zoja është mendësi e një regjimi që Shqipërinë e ka dërguar buzë katastrofës viteve 90’ta. Unë e kujtoj që gjeneratat nuk munden me kujtu kohën e Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë“.
”Kjo mendësi që nuk mundet me kuptu që Kosova është çliru edhe falë miqve ndërkombëtarë, e jo për shkak të mendësisë së kohës së Ramiz Alisë“, ka thënë Muhaxheri në Pressing të T7.
Ai ka thënë se mendësia e Mihalit ka bërë që Kosova të ketë sanksione nga Bashkimi Evropian.