4.1 C
New York
Saturday, November 15, 2025

Buy now

Muhaxheri i fiton votat e personave me nevoja të veçanta, Kelmendi ato me kusht

- Advertisement -

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta të balotazhit të 9 nëntorit për Komunën e Pejës.

Sipas të dhënave të publikuara në ueb-faqen e KQZ-së, shihet se te votat me kusht, në epërsi është kandidati i LVV-së, Taulant Kelmendi me 14 vota gjithsejtë, ndërsa Gazmend Muhaxheri i LDK-së, i cili edhe u shpall fitues në rundin e dytë, mori vetëm 8 vota.

Tjetër situatë është te kategoria e personave me nevoja të veçanta. Aty, Muhaxheri ka marrë 107 vota, apo 73,79%, kurse Kelmendi mori 38 vota, apo 26,21%.

Sipas rezultateve të përmbledhura, del se deri më tani, pa numërimin e votave me postë, Muhaxheri ka fituar 19,740 vota apo 61,17%, në raport me 12,530 vota apo 38,83% për Kelmendin.

Të ngjashme

Të fundit