Aktori dhe moderatori Jeton Zogjani ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti në Pejë, ku ky i fundit tha “muhaxher me sherr”.
Në një postim të tij, Zogjani ka theksuar se muhaxherët janë njerëz punëtorë, të urtë e të ndershëm, duke e cilësuar fjalën e Kurtit si të padrejtë dhe të papërshtatshme, shkruan Scanner.
“Sllatina dhe Bardhi i Madh janë dy fshatra më të mëdha në Komunën e Fushë-Kosovës dhe janë muhaxher. Ne jemi rrit me këta njerëz, kemi hangër bukë bashkë, kemi punu bashkë, kemi dashtë e kemi qa bashkë”, shkroi ai.
Zogjani theksoi se këta njerëz kurrë nuk i kanë shkaktuar sherr askujt, por kanë ardhur “prej hallit, prej dhimbjes, prej ikjes prej shpijes” dhe kanë ndërtuar jetën me duar, me zemër e me nder.
“Sot me dalë me i qu ‘muhaxher me sherr’ – jo veç që është e padrejtë, po është fjalë e thatë për njerëz që e kanë ditë çka është buka e hidhur. Muhaxherët e Fushë Kosovës janë punëtorë, të urtë, të shkollum, të kulturuar”, përfundoi Zogjani.
Reagimi i plotë:
Sot ne Peje Albin Kurti tha:
“muhaxher me sherr”…
Sllatina dhe Bardhi i madh jane dy fshatra ma te mdhaja ne Komunen e Fushe Kosoves dhe jane muhaxher.
Na jemi rrit me keta njerez.
Na kemi hanger buke bashke, kemi punu bashke, kemi dashte e kemi qa bashke.
Keta njerez kurr sherr s’i kane shkaktu askujt.
Kane ardhe prej hallit, prej dhimbjes, prej ikjes prej shpijes…
E prape s’jane anku kurr.
Kane ndertu jete me duar, me zemer e me nder.
Sot me dale me i qu “muhaxher me sherr”…
Jo veç qe eshte e padrejte, po eshte fjale e thate per njerez qe e kane dite çka eshte buka e hidhur.
Muhaxheret e Fushe Kosoves jane punetore, te urte, te shkollum, te kulturuar.






