Opinionisti Shenoll Muharremi ka zhveshur pikë-për-pike propagandën e Vetëvendosjes ndaj biznesve prodhuese – një mijë e treqind prej tyre – të cilat ka vendosur t’i minimizojë për nga pesha me emra si “thjesht 1%” e kompanive dhe “përfitues të ngushtë”.
Por, se sa qëndron kjo – Muharremi e ka policuar deri në plotni.
Postimi i Muharremi:
Sa qëndrojnë pretendimet e qeverisë rreth energjisë?
Menaxhimi dhe rregullimi i energjisë, si dhe zbatimi i liberalizimit të tregut, është bërë në mënyrën më të keqe të mundshme. Përveç familjeve dhe bizneseve të vogla më herët, tani edhe bizneset dhe prodhuesit kryesorë vendorë janë dhunuar, duke u përjashtuar nga tregu pa përgatitje dhe pa reformat e duhura. Ekonomia e Kosovës është goditur, dhe në fund edhe sulmuar brutalisht.
Në të njëjtën kohë, miliona euro po përfitojnë kompani fantome. Qytetari më i varfër në Europë dhe bizneset më të margjinalizuara në rajon kanë paguar deri në 800 euro për bartjen e një MW rrymë.
Këto nuk mbrohen, e as argumente valide nuk mund të ofrohen.
Pretendimi 1:
“Vetëm 1% e kompanive janë të prekura. Po flasim për 200 biznese me fitim €980 milionë”
Komenti 1:
Këto “1%” janë 1,300 bizneset kryesore që përbëjnë:
-59% të qarkullimit të përgjithshëm
-43% të punësimit në sektorin privat
-48% të tatimeve që mbledh shteti
Pra, jo vetëm që janë më të mëdha, por janë edhe shtylla e ekonomisë dhe buxhetit të shtetit.
Pretendimi 2:
“Liberalizimi nuk ka lidhje me rritjen e çmimeve për konsumatorin”
Komenti 2:
Rryma është komponenta kyçe e prodhimit:
-Psh një fabrikë që paguante €10,000 tani me oferta që janë ofru paguan €25,000.
-Rritja e energjisë = rritje çmimesh në të gjithë zinxhirin: Buka, vaji, mishi, qumështi, uji, detergjentët, të gjitha preken dhe pjese e shportës.
-Rritje e inflacionit = varfërim për qytetarin.
Pretendimi 3:
“Fitimet e bizneseve janë të larta, nuk ka arsye për panik”
Komenti 3:
Fitimi nuk është kriter për vendimmarrje ekonomike.
❗ Çështja nuk është fitimi, por konkurrueshmëria e produkteve Made in Kosova. Nëse energjia është më e shtrenjtë se në Maqedoni, Serbi apo Shqipëri, atëherë produktet tona nuk janë konkurrente.
-Në market fiton produkti më i lirë = rritje e importeve, ulje e shitjeve, humbje vendesh pune.
Pretendimi 4:
“ODA po lobon për interesa të ngushta, të 1%”
Komenti 4:
Jo, ODA po mbron interesin e përgjithshëm ekonomik, sepse nëse bien këto 1,300 biznese, bie:
-Buxheti publik (tatimet)
-Punësimi privat
-Furnizimi me produkte bazë për tregun
Një goditje ndaj këtyre është goditje ndaj stabilitetit ekonomik të vendit.
Pretendimi 5:
“Rritja e çmimit të energjisë nuk ka ndikim domethënës në shportën e qytetarit”
Komenti 5:
Ky është argument absurd kur:
-Oferta për rrymë që ju ka shku biznesve deri në €270/MWh
-Çmimi i bukës, mishit, vajit, qumështit.. të gjitha rriten për shkak të kostos më të lartë të prodhimit
-Inflacioni shkon në derë të çdo familje
-Fuqia blerëse bie në të gjithë shoqërinë.