Analisti Shenoll Muharremi, ka thënë se kjo Vetëvendosje nuk po e pranon realitetin e 9 shkurtit dhe se nuk po adaptohet me realitetin e ri politik. Sipas tij VV po vazhdon t’i përdorë taktikat e zvarritjes, duke bllokuar kështu formimin e institucioneve.
“Kjo është kur LVV nuk e pranon realitetin e krijuar pas 9 shkurtit. Kurti kërkoj 500k vota, ‘o krejt, o asgjë’ por me gjasë fitoj asgjë, sipas strategjisë së tij. Tash nuk po adaptohet me realitetin e ri politik ku nuk i ka votat për një shumicë parlamentare. Kështu po vazhdon me përdorë taktika të zvarritjes dhe po bllokohet formimi i institucioneve dhe qeverisë”, ka shkruar Muharremi.
Postimi i plotë:
Koha nuk po punon më për LVV
Sot i kemi parë tri fytyrat të LVV-së:
-Konjufca: Duhet dialog politik
-Murati: Opozita po bllokon
-Kusari: Shkojmë në zgjedhje
Kjo është kur LVV nuk e pranon realitetin e krijuar pas 9 shkurtit. Kurti kërkoj 500k vota, ‘o krejt, o asgjë’ por me gjasë fitoj asgjë, sipas strategjisë së tij. Tash nuk po adaptohet me realitetin e ri politik ku nuk i ka votat për një shumicë parlamentare. Kështu po vazhdon me përdorë taktika të zvarritjes dhe po bllokohet formimi i institucioneve dhe qeverisë.
Problemi i LVV-së është se koha nuk po punon më për ta. Bashkëpunimi me parti tjera nënkupton kompromis për pozitë ne kryeminisrit. E zgjedhjet e reja nënkupton që LVV është në trendin e rënies dhe mund të ulet deri në 30% pas krizës me rritje të rrymës herën e tretë dhe krijimin e një vale të re të inflaconit.
Metëvërtetë sa më shumë kohë kalon, LVV vetëmse humbë më shumë, nuk fiton asgjë. Por me këtë bllokadë po humbë dhe po rrezikohet Kosova më së shumti.