Analisti Shenoll Muharremi u ka bërë thirrje Vetëvendosjes që t’i kërkoj falje popullit dhe NATO-s, pasi duke bërë propagandë VV-ja largoi nga fotografia veturen e KFOR, që bashkë me FSK-në shkuan në Ujman për gjetjen e 33 vjeçarit.

“Me këtë veprim po tregon jo vetëm mosrespekt, por edhe jofalënderim për çlirimin e vendit nga NATO dhe për ruajtjen e paqes e stabilitetit për dekada me radhë që e kanë mundësu Kosovën me i ngrit institucionet e veta dhe me shpallë pavarësinë nga Serbia.
Me këtë veprim të turpshëm, je tu tregu që je në gjendje me bo gjithçka për 2-3 vota ma shumë, me i ruajt, e jo me i fitu të reja. Me mashtru, me fshi, me rrejt vetëm për me mbajt pushtetin më shumë”, shkroi mes tjerash Muharremi.

Postimi i plotë:

Kërkoni falje popullit dhe NATO-s
Largimi i KFOR-it nga fotografia origjinale me photoshop, për efekte politike, mundet me qenë një prej akteve më ogurzeza që kemi parë në 25 vitet e fundit.
Duket si një akt i vogël politik propagande, por simbolika e saj, mesazhi që po dërgojmë me këtë është jashtëzakonisht i dëmshëm për vendin, sovraniteti dhe integriteti territorial i të cilit ende sigurohet e ruhet nga NATO.
Me këtë veprim po tregon jo vetëm mosrespekt, por edhe jofalënderim për çlirimin e vendit nga NATO dhe për ruajtjen e paqes e stabilitetit për dekada me radhë që e kanë mundësu Kosovën me i ngrit institucionet e veta dhe me shpallë pavarësinë nga Serbia.
Me këtë veprim të turpshëm, je tu tregu që je në gjendje me bo gjithçka për 2-3 vota ma shumë, me i ruajt, e jo me i fitu të reja. Me mashtru, me fshi, me rrejt vetëm për me mbajt pushtetin më shumë.
E vetmja e mirë në këtë propagandë të ulët është që u postu nga zyra e partisë, e jo nga llogaria zyrtare e Qeverisë së Kosovës. Nëse dicka si kjo ishte komuniku e postu nga kanalet zyrtare, kjo kishte me qenë një skandal me përmasa ndërkombëtare.
Por kur një tragjedi përdoret për interesa të ngushtë politikë, këtu mundet me ndodhë gjithcka tjetër e papritshme. Ky është një sinjali, një momenti i qartë, ku ti duhet me i thirrë arsyes dhe që duhet me reflektu.
Duhet me u reformu, në formën e kominikimit, por edhe në mendje. Ndoshta me shku në opozitë sa më parë, aq më mirë. Se ndoshta kjo është shenjë që edhe je verbu nga pushteti i tepërt e aboslut me vite